Bota

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksford-it nisin testimin e vaksinës kundër variantit Beta

28 Qershor 2021, 12:00 Nga DOSJA
AstraZeneca dhe Universiteti i Oksford-it nisin testimin e vaksinës

BRITANI-AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Osfordit kanë filluar provat për të testuar një vaksinë të re, që do të ketë efektivitet kundër variantit Beta, i cili u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Mediat raportojnë se rreth 2.250 vullnetarë nga Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Afrika e Jufut, Polonia do të aplikojnë vaksinën për ta testuar atë. Këta persona kanë bërë dy doza të vaksinës AstraZeneca ose të Pfizer dhe nuk e kanë kaluar virusin.

Profesori Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se nuk ka “asnjë urgjencë të menjëhershme” rreth variantit Delta, pasi vaksina AstraZeneca është treguar si mjaft efektive kundër tij. Javën e kaluar, Universiteti i Oksfordit ka publikuar një studim, i cili ka dalë në konkluzion se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech janë gjerësisht efektive kundër variantit Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi.

Ky variant është përhapur në rreth 100 vende të botës dhe është duke shkaktuar shpërthime rastesh. Sipas OBSH-së, ky variant etiketohet si shqetësues dhe duket se është më ngjitës, më vdekjeprurës dhe më rezistent ndaj vaksinave.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota astrazeneca covid-19 pfizer varianti beta astrazeneca covid-19 pfizer varianti beta

Sondazh

Poll