Editorial

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme, shkarkohet Alketa Zifla

16 Qershor 2021, 10:32 Nga DOSJA
Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte Prokurorinë e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 14 qershor, Komisioni konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpëdorim detyre në ndarjen e banesave sociale.

Zifla u mbrojt duke sjellë në vëmendje se, edhe pas ripahjes së hetimit të urdhëruar nga gjykata, kjo e fundit kishte vendosur pafajësi për të pandehurit.

Gjithashtu KPK evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve. Prokurorja Zifla u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.

Me ngjitjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në dhjetor 2017, Zifla u emërua shefe e kabinetit. Pas largimit të Markut, ajo u rikthye në Prokurorinë e Tiranës. Procesi i vetingut për Ziflën u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial alketa zifla shkarkohet alketa zifla vetting alketa zifla shkarkohet alketa zifla vetting

Sondazh

Poll

Editorial 14 Qershor 2021, 09:55

Një brez në ikje që lufton me kohën

Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...

Editorial 10 Qershor 2021, 06:17

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi...

Editorial 7 Qershor 2021, 11:03

Kur vidhen zgjedhjet, populli përgjigjet me flakë

Në vitin 2016, në Austri u përsëritën zgjedhjet presidenciale për shkak se në dy qendra votimi ndodhën dy gabime thjesht formale. Në njërën komisionerët kishin ...