Bota

Kryeministri suedez Stefan Löfven jep dorëheqjen pasi humbi votën e besimit javën e kaluar

28 Qershor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Kryeministri suedez Stefan Löfven jep dorëheqjen pasi humbi votën

SUEDI– Kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven, ka njoftuar se po jep dorëheqjen pasi humbi votëbesimin javën e kaluar, pasi ai i bëri thirrje parlamentit të vendit që të përpiqet të formojë një qeveri të re në vend të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Guardian, Löfven, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2014 dhe kryeson partinë Social Demokrate, u bë udhëheqësi i parë suedez që humbi një votë besimi në parlament. Ai nuk bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme siç e lejon kushtetuta suedeze. Ai zyrtarisht po tërhiqet, por do të vazhdojë në një rol të përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë ato që janë më të mirat për Suedinë. Kryetari do të fillojë punën për propozimin e një kryeministri që mund të tolerohet nga Riksdag [asambleja]. Qeveria do të vazhdojë të qeverisë vendin për tani, por si qeveria kujdestare “.-tha Löfven të hënën.

Kryetari, Andreas Norlén, do të pyesë udhëheqësit e partive të cilët mund të jenë në gjendje të formojnë një qeveri. Vetëm ai vendos se kush mund t’i fillojë këto bisedime.

Pritet që Löfven, i cili kryeson partinë më të madhe të Suedisë me 100 nga 349 vendet e Riksdagen, do të fillojë bisedimet. Kabineti i tij, një koalicion Social Demokrat-i Gjelbër, është një qeveri pakice që është mbështetur në votat e partisë së vogël të Majtë për të miratuar ligje.

Mocioni i mosbesimit kundër Löfven u thirr nga partia nacionaliste Demokratët e Suedisë, por në fund të fundit pati sukses sepse partia e Majtë tërhoqi mbështetjen e saj për qeverinë lidhur me legjislacionin e propozuar për të trajtuar një mungesë strehimi. Ligjvënësit votuan 181-109 kundër Löfven, me 51 abstenim.

Situata politike në Suedi duket e bllokuar. Löfven ka qenë në gjendje të kthejë partinë e Majtë si një aleate, por Liberalët e vegjël, të cilët më parë mbështetën qeverinë e udhëhequr nga Social Demokratët, tani duan një qeveri të qendrës së djathtë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andreas norlén stefan löfven jep doreheqjen andreas norlén stefan löfven jep doreheqjen

Sondazh

Poll