Bota

Papa Françesku i shkruan letër priftit amerikan që mbështet komunitetin LGBTQ: Zoti është babai i të gjithëve

28 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Papa Françesku i shkruan letër priftit amerikan që

ITALI– Papa Françesku ka shkruar një letër për një prift amerikan i quajtur James Martin, i cili mbështet katolikët e komunitetit LGBTQ. Papa i ka dhënë një mbështetje të fuqishme priftit Fr James Martin SJ dhe e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt një qasje gjithëpërfshirëse nga Kisha ndaj komunitetit LGBT. Ai falenderon Fr Martin për “zellin e tij baritor” dhe “aftësinë e tij për të qenë afër njerëzve” dhe mështet komunitetin katolik LGBTQ duke thënë se ‘Zoti është babai i të gjithëve’

Fjalët e Papës do të japin inkurajim për katolikët LGBT, shumë prej të cilëve u tronditën nga vendimi doktrinor i Vatikanit në fillim të këtij viti që ndalonte bekimet e Kishave për lidhjet ndërmjet të njëjtit seks sepse zoti ‘nuk mund ta bekojë këtë mëkat’.

Pasi Papa i dërgoi letrën, Fr Martin e postoi atë në ‘Twitter’. “Është një mesazh i bukur inkurajimi për të gjithë ata që punojnë me katolikët LGBT dhe për vetë katolikët LGBT,” tha ai për shënimin. Papa lejon marrësit e letrave të ngjashme të lejojnë nëse duan t’i bëjnë ato publike.

Pope Francis @Pontifex has sent a beautiful letter on the occasion of the Outreach LGBTQ Catholic Ministry Webinar, which happened yesterday, expressing his support for this ministry and encouraging us to imitate God’s “style” of “closeness, compassion and tenderness”… pic.twitter.com/O9nTftoLDi

— James Martin, SJ (@JamesMartinSJ) June 27, 2021

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota james martin katolikët e lgbtq papa françesku papa mbeshtet katoliket lgbtq james martin katolikët e lgbtq papa françesku papa mbeshtet katoliket lgbtq

Sondazh

Poll