Bota

E pluhërosur në një dhomë me aroma gatimesh, kryevepra e harruar prej shekujsh shitet për 7 milion €

28 Qershor 2021, 11:19 Nga DOSJA
E pluhërosur në një dhomë me aroma gatimesh, kryevepra e

FRANCË -Një nga kryeveprat e artit francez u shit ditëne djeshme për një shifër marramendëse, prej 7.8 milion eurosh, pasi ishte e lënë për shekuj të tërë e harruar dhe e mbuluar nga pluhuri dhe aromat e gatimit familjar në një familje franceze.

Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues” i mjeshtri francez Jean-Honoré Fragonard, e pikturuar rreth vitit 1768. Ajo u zbulua rastësisht nga një ekspert ankandesh që duhet të vlerësonte sendet e një apartamenti në qytetin Eparnay, ku familja e shtëpisë as nuk e kishte renditur pikturën tek sendet me vlerë.

Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit e stilit Rococo dhe veprat e tij më të njohura, të pikturuara si në një ëndërr dhe me tematika erotike, ndodhen në muzetë më të njohur të botës. Vepra e filozofit është nga veprat e fundit të piktorit, dhe tregon periudhën më meditative edhe pse “energjia e penelit të tij është njëjta”, sipas kritikëve. Fillimisht piktura mendohej të shitej për rreth 1.5 milion euro, por interesi ishte tejet i madh dhe piktura arriti shifrën e 7.8 milionë euro.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota “filozofi lexues” jean-honoré fragonard piktura ne france “filozofi lexues” jean-honoré fragonard piktura ne france

Sondazh

Poll