Bota

Blinken mbërrin në Itali, pritet të zhvillojë disa takime me udhëheqësit kryesorë dhe Papën

28 Qershor 2021, 09:28 Nga DOSJA
Blinken mbërrin në Itali, pritet të zhvillojë disa takime me

ITALI-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti të dielën në Romë për një vizitë zyrtare të lajmëruar më herët nga stafi i Shtëpisë së Bardhë.

Blinken u prit nga homologu italian, Luigi Di Maio. Të dy ata zhvilluan një drekë pune në Vilën Taverna, e cila shërben si rezidenca e ambasadorit amerikan në Romë.

Shefi i diplomacisë amerikane do të zhvillojë takime me përfaqësues të Agjencive të OKB-së për Sigurinë Ushqimore me seli në Romë. Ai gjithashtu do të takohet me diplomatë amerikanë që shërbejnë në misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Romë, në Vatikan dhe në agjencitë e OKB-së në Itali.

Më pas, Blinken do të zhvillojë një vizitë në Vatikan. Sekretari i Shtetit do ta përmbyllë qëndrimin e tij në Itali me pjesëmarrjen në takimin e Grupit të 20-shes në Bari dhe Matera, ku do të diskutohen tema si pandemia dhe ngrohja globale.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken ne itali luigi di maio antony blinken ne itali luigi di maio

Sondazh

Poll