Bota

Sulm me thika në Gjermani/ Dy persona mbeten të plagosur, dyshohet të jetë akt i terrorizmit islamik

28 Qershor 2021, 09:23 Nga DOSJA
Sulm me thika në Gjermani/ Dy persona mbeten të plagosur, dyshohet

GJERMANI– Një i huaj ka sulmuar dy persona me thikë në Erfurt Gjermani, duke i lënë ata të plagosur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit.

Sipas mediave, personat e plagosur, 45 dhe 68 vjeç, ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, i cili mbetet i paidentifikuar. Dëshmitarët thonë se ai kishte flokë bionde kaçurrelë, i veshur me një bluzë ngjyrë kafe dhe pantallona të errët dhe ishte rreth moshës 20-30 vjeç.

Incidenti ka ndodhur disa ditë pas sulmit me thikë nga një Somali 24-vjeçar në Würzburg, duke rezultuar në tre të vdekur dhe pesë të plagosur. Motivi i sulmit mund të ketë qenë islamik , tha Ministri i Brendshëm Bavarez Joachim Hermann.

“Ka prova të mjaftueshme për të sugjeruar se ky ishte një akt i terrorizmit islamik, por të gjitha provat patjetër që duhet të hetohen plotësisht,” i tha Herman televizionit Bild, duke përmendur “dyshime të forta” në këtë drejtim.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota plagosen dy persona ne gjermani sulm ne gjermani plagosen dy persona ne gjermani sulm ne gjermani

Sondazh

Poll