Bota

MISTERI që po mundon hetuesit grekë! Qëlloi veten në zemër, por kuptoi që ishte ende gjallë, DRITËHIJET e vdekjes së bi

28 Qershor 2021, 09:17 Nga DOSJA
MISTERI që po mundon hetuesit grekë! Qëlloi veten në

GREQI– Nëse arma e gjetur në dorën e tij mungonte, askush nuk do të fliste për vetëvrasjen e biznesmenit Stavros Dogiakis dhe autoritetet do të kërkonin se kush dhe pse u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër. Por pika që ngre dyshime tek Policia janë dy shënimet që ai la me shkrim dore nga pas ku edhe justifikonte aktin e vetëvrasjes dhe linte amanetet e fundit.

Në letër, ai shkruante se linte të vëllanë, Nikosin, trashëgimtarin e vetëm të pasurisë së tij në një tavernë jashtëzakonisht fitimprurëse në Kantza, e cila vetëm gjatë një fundjave qarkullonte më shumë se 30,000 euro. Gjithashtu Stavros ia kishte shitur të vëllait pjesën e tij për 650,000 euro, duke shuar dyshime për vështirësi financiare. 

Por kur kishin mbyllur hesapet dhe ia kishte shitur vetë pjesën e tij të tavernës, pse u shqetësua në momentin e fundit se kjo gjë mund të vihej në dyshim?  Pse e la atë kuti me shumën e “konsiderueshme” të parave?

Nga ana tjetër edhe ekspertiza mjeko-ligjore nuk lë vend për dyshime: Stavros Dogiakis bëri vetëvrasje, ai nuk u vra. Sipas ekspertizës, pavarësisht tronditjes që ai pësoi logjikisht nga goditja e parë, ai kishte qartësinë mendore, guximin dhe gjakftohtësinë për të kuptuar se nuk ishte e mjaftueshme për të vrarë veten. Ndaj ngriti sërish armën dhe qëlloi veten në kokë.

Stavros Dogiakis nuk kishte histori të çrregullimeve mendore dhe nuk vuante nga depresioni. Prandaj, arsyet e mundshme të mbetura për të shpjeguar veprën e tij nuk janë të shumta. Një person inteligjent dhe i shkathët nuk bën vetëvrasje papritmas, përveçse nëse është i bindur. Borxhet, një problem shumë serioz shëndetësor, një zhgënjim i madh dashuror, rreziku për t’u dënuar etj, këto janë arsyet më të zakonshme që shkaktojnë vetëvrasje. Por asnjë prej tyre nuk i përshtatet rastit të Stavros Dogiakis. E megjithatë, kështu ndodhi, Stavros bëri vetëvrasje.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni stavros dogiakis zhdukja e stavros dogiakis stavros dogiakis zhdukja e stavros dogiakis

Sondazh

Poll