Bota

Kanoset një person në Gjakovë, 8 persona të armatosur e ndalin në rrugë në mes të natës, e rrahin dhe i dëmtojnë maki

28 Qershor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Kanoset një person në Gjakovë, 8 persona të armatosur e

KOSOVË– Një person nga Gjakova ka njoftuar policinë se 8 persona të armatosur e kanë ndaluar pa ndonjë arsye teksa ishte duke ecur me makinën e tij.

Personi ka bërë të ditur se atë e kanë nxjerrë nga makina, dhe njëri nga të dyshuarit e ka goditur me armë në fytyrë, derisa, të tjerët i kanë dëmtuar makinën.

Në momentin që po largoheshin nga vendi i ngjarjes personat kanë shtënë me armë, fatmirësisht pa lënduar njeri.

Njoftimi është bërë nga policia e Kosovës e cila thekson se ende po hetohet për arsyet e sulmit dhe identitetin e personave të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Rr. Skënderbeu, Gjakovë 27.06.2021-01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë  duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të  panjohur  të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurta. Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kanoset nje person ne kosove kanoset nje person ne kosove

Sondazh

Poll