Insights

Paçi fatin e Luigjit XIV dhe Maria Antonetës!

19 Qershor 2021, 14:51 Nga DOSJA
Paçi fatin e Luigjit XIV dhe Maria Antonetës!

Dje Maria Antoneta e Shqipërisë ishte për një orë e gjysmë duke rrëfyer se si kishte studiuar, se sa shumë i donte fëmijët, si kishte refuzuar kuzhinierët e shtetit, se i paguante me lekët e saja udhëtimet jashtë, foli për profilin në twitter, qau live edhe për vjehrrën e saj. Truke të njohura këto, të së folurës publike, për të prekur ndjenjat e shikuesve.

Por ajo që bëri përshtypje ishte kur foli për shfrytëzimin e grave në kombinatin tekstil, për punën e rëndë të minatorëve në miniera dhe bujqëve në fshat. Këto i trajtoi si nostalgji të këqija të kaluara, të ndodhura në kohërat e mëparshme.

Mesa duket “zonja e mbretit” e paska humbur kontaktin me realitetin, sepse sot me mijëra gra punojnë nëpër fabrika private që prodhojnë veshje për firma të shtrenjta, e paguhen në dorë me pagë nën minimale në periferi të Tiranës. Minatorët vazhdojnë të bëjnë punën më të vështirë, e shpesh herë vazhdojnë ta lënë jetën në minierë për fitimin e pronarëve si Samir Mane. Kurse bujqit kanë kohë që e kanë braktisur fshatin, sepse të vetmen bimë që ka leverdi, ata nuk kanë para e pushtet për ta mbjellë.

Kurse Zaho është në klasën e parë, në një shkollë private, që kushton mijëra euro viti. Këta njerëz nuk ia kanë fare idenë se sa janë 200 mijë lekë, apo se çfarë do të thotë punë e pagë. Ata janë të zhytur në luks pa punuar asnjë ditë.

Paçi fatin e Luigjit XIV dhe Maria Antonetës!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog edi rama linda rama edi rama linda rama

Sondazh

Poll

Insights 14 Qershor 2021, 15:10

Goli “Offside” në fitoren e Lulzim Bashës

Një gol me pozicion të dukshëm “jasht loje”, i dha sërisht shiritin e kapitenit të skuadrës PD – Lulzim Bashës, në përballjen e tretë brenda llojit. Ky “g...