Insights

Mandati i ri, vese të vjetra/ Rama “harron” zyrën, kryeministri ka që në mars pa marrë pjesë në mbledhjet e q

24 Qershor 2021, 08:55 Nga DOSJA
Mandati i ri, vese të vjetra/ Rama “harron” zyrën,

TIRANË- Mandati i ri me vese të vjetra, ky do të ishte përshkrimi më i parë që mund të na vijë ndërmend, kur shohim se kryeministri Edi Rama ka 3 muaj e 2 javë që nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë. Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqen e kryeministrisë, rezulton se në vendimet e Këshillit të Ministrave, firma e fundit e kryeministrit Edi Rama është më 10 mars 2021. Që prej atij momenti, Rama duket se ka hequr dorë sërish nga puna në zyrë për tu marrë më shumë me terrenin dhe zhvillimet e fushatës.

Mungesat e kryeministrit nuk janë më sporadike. Ato janë kthyer tashmë në të zakonshme në qeveri dhe Kuvend. Çdo dokument me rëndësi firmoset dhe mban vulën e Erion Braçes, të cilit vetë Rama nuk i besoi as përfaqësimin në samitin e Vienës në Austri.

Por pse sërish?

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Rama harron të shkojë në zyrë. Në nëntor të 2020-ës, Edi Rama u rikthye në tryezën e Këshillit të Ministrave pas 3 muajve mungesë. Ai kishte firmosur për herë të fundit në 22 korrik të 2020-ës dhe për gati 3 muaj “avulloi”. Tashmë përsëritet e njëjta histori. 2 muaj pas fushatës dhe zgjedhjeve, Edi Rama sërish nuk e ka gjetur kohën të shkojë 1 herë në javë në mbledhjet e qeverisë, edhe pse janë miratuar pa firmën e tij VKM të rëndësishme, si ndryshimet në buxhet, marrëveshje për marrje huaje, lëvizje zv.ministrash apo projektligje të tjera. Presim me kërshëri kur do të jetë dita që kryeministri do të shkojë sërish në punë, qoftë edhe “online”.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

factcheck factcheck edi rama mbledhjet e qeverise rama mungon ne mbledhjet e qeverise edi rama mbledhjet e qeverise rama mungon ne mbledhjet e qeverise

Sondazh

Poll

Insights 24 Qershor 2021, 07:45

Gjyqtarë të frikësuar ose të paaftë!

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese paskan vendosur për t’i kërkuar mendim Komisionit të Venecias për dekretimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Që të kuptohemi...

Insights 20 Qershor 2021, 15:12

Media si indikator i racizmit

Vrasja e 20 vjeçares Coroline Croche nga burri i saj pilot Babais Anagnostopulos para nje muaji ne Athine, nxorri edhe nje here ne skene, çeshtjen e racizmit ...

Insights 19 Qershor 2021, 14:51

Paçi fatin e Luigjit XIV dhe Maria Antonetës!

Dje Maria Antoneta e Shqipërisë ishte për një orë e gjysmë duke rrëfyer se si kishte studiuar, se sa shumë i donte fëmijët, si kishte refuzuar kuzhinierët e sht...