Aktualitet

Policia bashkiake i shkon shitësit ambulant, Genc Sejko ‘lëshon gojën’: A ju **** Kina mamin, njerëzit vriten si mizat,

27 Qershor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Policia bashkiake i shkon shitësit ambulant, Genc Sejko ‘lëshon

TIRANË– Genc Sejko ka publikuar një foto ku shihen dy efektivë të policisë bashkiake që kanë shkuar t’i kërkojnë llogari një shitësi ambulant që bën petulla. Fotoja është shkrepur në një nga zonat e bregdetit shqiptar, vetëm pak orë pas masakrës së Velipojës ku mbetën katër të vrarë.

Krah fotos, Sejko ka lëshuar ‘gojën’ ndaj efektivëve pasi sipas tij, teksa njerëzit vritet çdo ditë, ata merren me shitësit ambulantë.

“Ah juve iu q**** Kina mamin! Njerëzit po vriten si mizat e ju merreni me atë që shet petulla,”- shkruan Sejko.

Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme. Tre të tjerët që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç. Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko masakra e velipojes genc sejko masakra e velipojes

Sondazh

Poll