Masakra e Velipojës bën jehonë në mediat ndërkombëtare: U vranë katër persona, njerëzit janë të shokuar, pushuesit u
27 Qershor 2021, 20:54Nga DOSJA
TIRANË– Mediat ndërkombëtare si Krone.at, Blick.ch apo Volksblatt.li .i kanë kushtuar vëmendje masakrës së ndodhur në Velipojë mesnatën e kaluar. Në lajmet e raportuara, media austriake, zvicerane dhe gjermane e konsiderojnë vrasjen e katërfishtë si një krim të rëndë që ka tronditur të gjithë vendin.
“Katër burra u vranë të shtunën mbrëma në plazhin e Velipojës afër Shkodrës në Shqipërinë e veriut dhe dy të tjerë u plagosën. Anëtarët e dy familjeve që drejtojnë hotele atje ishin grindur më parë për vendosjen e çadrave dhe shezlloneve,”- shkruan Krone.at.
“Në plazhin në Velipojë pranë Shkodrës, anëtarët e dy familjeve që drejtojnë hotele atje ishin grindur rreth vendosjes së çadrave dhe shezloneve. Sipas mediave shqiptare, bizneset e familjeve ndërluftuese janë vetëm 50 metra larg dhe konfliktet kishin lindur para kësaj për shkak të vendosjes së karrigeve në shesh. Pas një diskutimi të shkurtër, papritmas pati të shtëna. Policia e trazirave të mëdha siguroi skenën e krimit të Dielën në mëngjes. Vizitorët në një hotel aty pranë, të cilët ishin zgjuar nga të shtënat, lanë strehimet e tyre,”- shkruan Blick.ch.
“Katër burra u vranë në një plazh në veri të Shqipërisë natën e së Dielës. Dy të tjerë pësuan lëndime, njoftoi media shqiptare, duke cituar policinë,”- shkruan Volksblatt.li..
Mbrëmjen e kaluar vendi ynë u trondit nga një ngjarje e rëndë në Velipojë.Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme. Tre të tjerët që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç.
Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN- Arsila L. është një adoleshente 14-vjeçare, në rrethinat e Elbasanit, e cila mezi e njeh mjeken e saj të familjes. Me të e lidh vetëm ndonjë viz...
TIRANË– Këngëtari Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T është vetëofruar që të paguajë shpenzimt e ceremonisë mortore të 20-vjeçarit që mbeti i ...
SHKODËR– Personat që po shikoni në foto janë katër personat që mbetën të vdekur në Masakrën e Velipojës, pas një përleshjeje me armë zjarri për shezlongët....
TIRANË- 1 mijë mjekët specializantë që janë hequr nga puna pas një viti shërbimi kundër pandemisë do të dalin në protestë. Ata ditën e nesërme pritet që të...
TIRANË– Musaen Zeneli, 20 vjeç, një kamarier i pafat që mori plumbin në zemër ndërkohë familja Ferracaku dhe ajo Gocaj përleshej me armë zjarri se k...
DHËRMI- Plazhi publik i Drimadhës në Dhërmi duket se nuk është edhe aq publik. Një mesazh nga një pushues, të publikuar nga JOQ, tregon se për të hyrë në k...
TIRANË- “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vazhdon me konfliktin disa vjeçar të dy fqinjëve, Fatbardhit dhe Krenarit. Pas apelimit ...
SHKODËR– Një qytetare nga Shkodra është vetëofruar që të paguajë shpenzimet e ceremonisë mortore të Musaen Zenelit, kamarierit që mbeti i vdekur në m...