Aktualitet

Tjetër ndihmë për familjen Zeneli! Capital T merr përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore të kamarierit fatkeq, gjesti i

27 Qershor 2021, 20:19 Nga DOSJA
Tjetër ndihmë për familjen Zeneli! Capital T merr

TIRANË– Këngëtari Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T është vetëofruar që të paguajë shpenzimt e ceremonisë mortore të 20-vjeçarit që mbeti i vrarë në masakrën e Velipojës, Musaen Zeneli. Pas apelit të bërë në rrjet, ku u raportua se nëna e Zenelit nuk kishte para as për ta përcjellë të birin e pafajshëm për në banesën e fundit, këngëtari ka bërë gjestin e veçantë.

Në një postim të publikuar nga Olti Curri, një nga komentuesit ka shkruar se familja Zeneli nuk kishte para për funeralin. Në këtë koment ka replikuar Capital T, dhe ka kërkuar që nëse ka ndonjë kontakt të familjes Zeneli, t’ja vendoste në dispozicion.

Por në të njëjtat komente, është futur në bisedë edhe fqinja e familjes Zeneli. Ajo shkruan se e njëh këtë familje dhe se mund ta adresojë këngëtarin për gjithçka. Pjesa tjetër e bisedës mes tyre është zhvilluar në privat, por ky është një gjest fisnik nga ana e këngëtarit.

Biseda në komente:

Dilayla Svizzer: Olti lexova që familjarët kanë nevojë për ndihmë për funeralin, sepse nuk kanë asnjë të ardhur, e vetmja e aradhur ishte rroga e këtij djali, duhet të bëjmë diçka ta ndihmojmë.

Capital T: Unë jam gati t’i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë, veç t’më shkruajë dikush nga familjarët në DM.

Besarda Mustafa: Unë jam komshi e kësaj familjeje, nëse nuk gjetur gjetur kontakt, mund t’ju ndihmoj.

Capital T: Po, ja po të shkruaj në DM. Zoti na drejtoft se vërtetë nuk po dimë ku po shkojmë si popull.

Më herët. një qytetare nga Shkodra kërkoi gjithashtu që të paguante shpenzimet mortore të Zenelit. Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme. Tre të tjerët që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës janë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç.

Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ata janë vënë në pranga ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut janë shpallur në kërkim. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet capital t paguan funeralin e musaen zenelit masakra e velipojes capital t paguan funeralin e musaen zenelit masakra e velipojes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 17:58

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu i ka dedikuar disa rreshta kamarierit 20-vjeçar që u bë viktimë e masakrës së Velipojës, pa patur asnjë faj. Në...