Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë synon t’i fitojë pa balotazh 3/4 e komunave në zgjedhjet lokale
27 Qershor 2021, 11:39Nga DOSJA
KOSOVË -Kryeministri i Kosovës njëkohësisht edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetorit, kanë synim që të fitojnë ¾ e komunave.
Në një fjalim hapës në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti u është drejtuar delegatëve të partisë, duke thënë se në këto zgjedhje, duhet të fitojnë pa balotazh.
“Është detyra jonë, e të gjithëve ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë me qytetarët, për të fituar mundësisht pa balotazh. Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat. Nuk bën pa i fituar 3/4 e komunave. Qytetarët duhet ta përjetojnë qeverisjen e mirë, që sjell rregull e zhvillim urban, që sjell investime dhe punësim, sidomos në nivel lokal. Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm, por edhe synojmë, që të bashkëpunojmë me Listën GUXO, sikurse për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ”, u shpreh Kurti.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË -Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit edhe kryetari i LVV-së, në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka folur p...
Autoritetet amerikane, kanë raportuar se ka arritur në pesë, numri i viktimave, pas rrëzimit të një ndërtese banimi në Florida.Kryetarja e qarkut Majami- Dade, ...
Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit britanik për Shëndetësi, pas shkeljes së rregullave të distancimit fizik, duke puthur një kolege.Në një ...
SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi një balonë me ajër ë...
Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigante ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...
Vendet e BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore tani kanë të meta në kriteret thelbësore demokratike, me pasoja shqetësuese.Historiani i madh francez, Fernand Br...
GREQI– Greqia është akoma e tronditur nga krimi në Gylka Nera, edhe pse kanë kaluar mbi 40 ditë nga ngjarja shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje.Autorite...
GREQI– Televizioni grek “ERT” ka publikuar një video të Babis Anagnostopoulos brenda në qeli në burgun e Korydallos, teksa piloti flet për herë të parë më famil...
SHBA- Fluturimi i ‘United Express’ u ndërpre pasi një pasagjer u hodh nga aeroplani dhe ra në rrugën e aeroportit. Sipas mediave të huaja burri fillimisht u pë...