Politike

Rama: Me Vlorën nuk më ndan ndarja e mandatit! Thërret me urgjencë mbledhje në Ministrinë e Brendshme

27 Qershor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Rama: Me Vlorën nuk më ndan ndarja e mandatit! Thërret me

VLORË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Ai zgjodhi që të dilte më herët nga mbledhja e cila filloi në orën 12:00. Përballë gazetarëve kreu i qeverisë tha se dhe pse ka zgjedhur që të jetë deputet në Durrës, do të jetë i pranishëm në Vlorë.

Rama u bëri të ditur gazetarëve se do të largohet pasi ka një mbledhje me ministrinë e Brendshme dhe me drejtuesit e policisë. Në këtë mbledhje do të diskutohet për një fazë të re ristrukturimi.

‘Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për ti kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve.Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me adminsitrimin e vogël, unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit.Unë kam thirrur Ministrinë e brendshme dhe drejtuesit e policisë, për të lancuar një fazë të re të ristrukturimit, dhe është koha që ta përshpejtojmë me disa javë.’- tha Rama.

Përfundon Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë! 90 minuta brenda teatrit “Petro Marko”, Rama ‘vë në shënjestër’ Dritan Lelin, URDHËRAT: Vijoni me kontrollet, do vazhdojmë betejën

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e asamblese se ps edi rama mbledhja e asamblese se ps

Sondazh

Poll