Politike

Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë! 90 minuta brenda teatrit “Petro Marko”, Rama ‘vë në shënjestër’

27 Qershor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë! 90 minuta

VLORË-Në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë është mbajtur ditën e sotme Asambleja e Partisë Socialiste. Për 90 minuta, kryeministri Edi Rama së bashku me  deputetët aktualë, deputetët e sapozgjedhur dhe të gjithë këshilltarët e bashkisë Vlorë si dhe kryesia e PS dhe kryetarët e PS në njësitë administrative kanë diskutuar në lidhje me problemet që janë krijuar brenda Bashkisë.

Rama foli gjatë mbledhjes për Kryetarin aktual të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, për të cilin tha se ai nuk dontë që të ishte palë gjatë fushatës. Gjatë mbledhjes, Rama kërkoi që çdo këshilltar duhet të bëjë punën, të vijojë kontrollet në komisione ndaj çdo kujt.

Sipas Ramës, Lelu u vlerësua pasi nuk përfaqësonte do të Vlorën në nivel lokal, por do të përfaqësonte qytetin në parlament. Rama ka thënë më tej se askush nuk fiton në Vlorë, por vetëm ata në siglën e trëndafilit rozë. Nëse nuk jep dorëheqjen vetë, të gjithë duhet të punojnë që Vlora të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze nga këshilltarët bashkiak.

Kujtojmë se prej javësh teatri ‘Petro Marko’ është kthyer në një pikë debati mes kryebashkiakut Leli dhe këshillit bashkiak të Vlorës, pasi këto të fundit kërkojnë të organizojnë mbledhje fizike aty, ndërsa Leli nuk e lejon këtë gjë me arsyetimin se nuk mund të bëhet për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë.

Rama prej dy ditësh ndodhet në Vlorë ku ka inspektuar punimet që po bëhen në këtë qytet, por ajo që ka rënë në sy është se ka shmangur takimet e tij me kryebashkiakun Dritan Leli. Rama ka qenë i shoqëruar gjatë inspektimeve nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qëndro.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps ne vlore dritan leli edi rama asambleja e ps ne vlore dritan leli edi rama

Sondazh

Poll