Politike

‘Jeta jonë është në rrezik’/ ‘Masakra e Velipojës’, Basha kritikon Ramën: Postim cinik!

27 Qershor 2021, 08:41 Nga DOSJA
‘Jeta jonë është në rrezik’/ ‘Masakra e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku pas një përpjasje me armë mbetën të vdekur katër persona.

Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’, Basha shkruan se shteti është gjunjëzuar para krimit. Kryedemokrati nuk qëndroi pa komentuar dhe postimin e Ramës në ‘Facebook’. Basha shkruan se Rama është përgjegjësi për këtë situatë e nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.

POSTIMI:

Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.

‘Masakra e Velipojës’! Reagon POLITIKA/ Basha: Krimi është bërë njësh me pushtetin! Meta: Duhen masa të reja, jeta e qytetarëve është në rrezik

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha masakra e velipojes lulzim basha masakra e velipojes

Sondazh

Poll