Politike

Vrasja e 4-fishtë në Velipojë, Voltana Ademi: Alarm i fortë për strukturat e shtetit! Duhet të ishte parandaluar, sot ësh

27 Qershor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Vrasja e 4-fishtë në Velipojë, Voltana Ademi: Alarm i fortë

TIRANË– Për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Velipojën e tronditur nga 4 të vrarët në këtë sezon turistik ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Ajo shkruan se kjo duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit.

POSTIMI:

Ngjarja shumë e rëndë e mesnatës së shkuar në Velipojë, duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit. Humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë, nëse do të kishin vepruar pērpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm.Dita e sotme është një ditë dhimbje dhe ankthi, jo vetëm për familjet e përfshira në ngjarjen tragjike, por për të gjithë shkodranët e shqiptarët, brenda e jashtë vendit.Kërkoj me forcë, edhe në emër të shkodranëve, që strukturat e shtetit të funksionojnë, duke kryer detyrat e tyre në zbatim të Kushtetutës e ligjeve, në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës. Në Velipojë ngjarje të tilla janë shumë të rënda, konflikte të shkaktuara për sjellje dhe vendimarrje të vonuara apo të munguara të shtetit.

‘Masakra e Velipojës’! Reagon POLITIKA/ Basha: Krimi është bërë njësh me pushtetin! Meta: Duhen masa të reja, jeta e qytetarëve është në rrezik

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike masakra e velipojes voltana ademi masakra e velipojes voltana ademi

Sondazh

Poll