Politike

Ndajnë rrugët në Vlorë, asnjë përshëndetje! Rama e injoron, Leli s’e çon në mendje largimin: Punë deri në fund të

26 Qershor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Ndajnë rrugët në Vlorë, asnjë përshëndetje!

VLORË– Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli duket se janë prishur përfundimisht. Dje, Rama i shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë, Afrim Qëndro dhe Damian Gjiknuri ka inspektuar vetë punimet në qytet, duke vijuar edhe sot. 

Por në të njëjtën kohë, edhe Dritan Leli ka qenë në terren duke shpërndarë edhe një mesazh për të gjithë socialistët. Teksa Edi Rama inspektonte infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë, Dritan Leli po ndiqte nga afër punimet në rrugën e Drashovicës.

Ndërsa shkruan se do të punojë çdo ditë deri në fund të mandatit, duke treguar se nuk doëzohet përballë presionit të socialistëve.

POSTIMI I DRITAN LELIT: 

Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Lelit?

Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë, ndaj kjo bëri që Rama të dërgonte letër Asamblesë së PS në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga bashkia, mos të të shoh më. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli edi rama edi rama ne vlore perjashtimi i dritan lelit dritan leli edi rama edi rama ne vlore perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll