Politike

VIDEO/ “Spektakël”, Rama inspekton Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë me Gjiknurin në Vlorë, eviton Lelin

26 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
VIDEO/ “Spektakël”, Rama inspekton Parkun e Shtëpisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot sërish në Vlorë, ku ka inspektuar Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit.

Sot, kryeministri zgjodhi si shoqëruesit e tij, deputetin e zonës Damian Gjiknurin dhe zv/kryetarin e Bashkisë, duke shmangur nga afërsia kryebashkiakun e “padëshiruar” Dritan Leli. 

“Spektakël është, dhe se si u hap gjithë kjo hapësirë. Dukej e pamundur që të kishte kaq hapësirë”, u shpreh Rama.

 

 

Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Lelit?

Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë, ndaj kjo bëri që Rama të dërgonte letër Asamblesë së PS në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga bashkia, mos të të shoh më. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli edi rama ne vlore dritan leli edi rama ne vlore

Sondazh

Poll