Politike

Ramës nuk i del e keqja me Dritan Lelin! Inspekton punimet në Vlorë dhe shoqërohet nga Afrim Qendro, shmang kryebashkiakun

26 Qershor 2021, 06:53 Nga DOSJA
Ramës nuk i del e keqja me Dritan Lelin! Inspekton punimet në

VLORË– Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e djeshme i shoqëruar nga tri ministre të kabinetit të tij, i shoqëruar me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministren e Arsimit Evis Kushi. 

Gjatë inspektimit nga afër të disa punimeve që po bëhen në 2 lagje të  Vlorës, Kume dhe Çole, ajo që ra në sy ishte se Rama shmangu kryetarin të Bashkisë Dritan Leli ndërsa shoqërohej nënkryetari i bashkisë Afrim Qendro dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, duke e lënë Lelin ‘jashtë loje’.

Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Lelit?

Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë, ndaj kjo bëri që Rama të dërgonte letër Asamblesë së PS në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga bashkia, mos të të shoh më. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike afrim qendro edi rama afrim qendro edi rama

Sondazh

Poll