Bota

Goditet me mjete të forta autobusi me targa serbe në Shkup

26 Qershor 2021, 20:35 Nga DOSJA
Goditet me mjete të forta autobusi me targa serbe në Shkup

MAQEDONI-  Ditën e sotme një autobus me targa serbe, i cili transportonte turistë rus është dëmtuar në Shkup. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, autobusi me targa të Serbisë është goditur me mjete të forta nga persona të panjohur.

“Më 26.06.2021 në ora 09.10 në Stacionin Policor në Qendër, S.K.(47) nga Serbia ka denoncuar se gjatë periudhës prej 19:20 të datës 25.06.2021 deri në ora 07:30 të datës 26.06.2021, kryerësi i panjohur me mjet të fortë e ka dëmtuar pasqyrën e autobusit me targa të Serbisë, i cili ka qenë i parkuar në në parkingun “Filipi i Dytë i Maqedonisë”,- thuhet në njoftmin nga MPB.

Deri tani nuk mendohet se shkaku i sulmit ka qenë grabitja pasi personi që ka gjuajtur nuk ka marrë asgjë nga automjeti. Megjithatë hetimet kanë nisur.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni demtohet autobsi me targa serbe mpb demtohet autobsi me targa serbe mpb

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2021, 19:46

Julian Assange ka në plan të martohet në burg

BRITANIA E MADHE- Julian Assange ka në plan të martohet me partneren Stella Moris në burg. Mediat e huaja raportojnë se Morris ka shprehur planet pak përpara di...