Bota

SKANDALI! U filmua duke puthur asistenten e tij, jep DORËHEQJEN sekretari i Shëndetësisë në Britani, Gina Colangelo largohe

26 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE– Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi u filmua duke u puthur me asistenten e tij, Gina Colangelo. Që prej publikimit të pamjeve, presioni ndaj tij u rrit, por ai fillimisht zgjodhi që të kërkonte falje vetëm sepse kishte shkelur rregullat anti-COVID. Por duket se afera e tij nuk është toleruar, duke sjellë edhe dorëheqjen e tij, pasditen e sotme, dy ditë pas publikimit të skandalit.

“Unë dua të ritheksoj ndjesën time për shkeljen e udhëzimit për distancimin social dhe i kërkoj falje familjen sime dhe të dashurve të mi. Unë gjithashtu duhet të qëndroj me fëmijët e mi në këtë kohë”, shkruhet në letrën e tij të dorëheqjes. 

Nga ana tjetër as sekretaria e tij nuk ka vendosur të qëndrojë më në shtëpinë e saj pas publikimit të pamjeve. Gina Colangelo është fotografuar duke marrë rrobat dhe duke u larguar nga shtëpia e saj, pa bashkëshortin milioner, Oliver Tress.

 

 

 

Ngjarja u publikua dy ditë më parë nga tabloidi The Sun,  të cilët publikuan një foto të Hancock duke u puthur me 43-vjeçaren Coladangelo. Pas publikimit të pamjeve,  sekretari i Shëndetësisë kërkoi falje vetëm se kishte shkelur rregullat anti-COVID. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 gina colangelo. matt hancock oliver tress covid-19 gina colangelo. matt hancock oliver tress

Sondazh

Poll