Bota

Hancock dha dorëheqjen pasi u kap duke u puthur me ndihmësen! Zbardhet EMRI, ja kush e zëvëndëson në detyrë

26 Qershor 2021, 19:13 Nga DOSJA
Hancock dha dorëheqjen pasi u kap duke u puthur me ndihmësen! Zbardhet

BRITANI E MADHE- Ish-Kancelari Sajid Javid është emëruar Sekretari i ri i Shëndetësisë, duke bërë një rikthim të madh në politik, pas dorëheqjes së Matt Hancock. Ky i fundit u largua nga posti pasi iu publikua afera me asistenten e tij.

“Top Tori”, ashtu siç njihet ndryshe Javid, u largua nga qeveria pas një riorganizimi të Kabinetit në Shkurt të vitit 2020, ku edhe mbante postin ekuivalet të një ministri financash, pasi ishte përgjegjës për përgatitjen e buxheteve vjetore të vendit.

Ditën e djeshme u publikua skandali i ministrit të Shëndetësisë dhe asistentes së tij duke u puthur në ambjentet e punës, por të dy ishin të martuar. Ministri Hancock ka kërkuar ditën e djeshme falje për thyerjen e distancimit social për shkak të rregullave të vendosura nga COVID-19, ndërsa sot dha dorëheqjen nga posti.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota matt hancock matt hancock puthet me ndihmesen matt hancock matt hancock puthet me ndihmesen

Sondazh

Poll