Bota

Arrestohet një reshter dhe 4 zyrtarë të policisë në Prizren, akuzohen për keqtrajtim të qytetarëve

26 Qershor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Arrestohet një reshter dhe 4 zyrtarë të policisë në

KOSOVË- Pesë zyrtarë të policisë në Prizren janë vënë në pranga, pasi akzuohen për keqtrajtimin e qytetarëve. Njoftimin e ka bërë të ditur në faqen zyrtare Inspektorati Policor i Kosovës, i cili pasi ka pranuar pretendimet e një qytetari ka nisur hetimet mbi punonjësit e policisë. Veprimet e mëtejshme lidhue me çështjen do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së, ndërkohë që me vendim të Prokurorisë Themelore u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë pezulluar nga detyra.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës  kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet  e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në një incident që kishte ndodhur në  korrik të vitit të kaluar në Prizren.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa audio incizimeve ditëve të fundit.

Pas veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorinë e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pesë zyrtarë policorë që ishin të përfshirë si të dyshuar në këtë incident (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative).

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor” kurse me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohen 5 zyrtare te policise inspektorati policor i kosovës arrestohen 5 zyrtare te policise inspektorati policor i kosovës

Sondazh

Poll