Raporti i vitit 2018 bëri paralajmërimi/ Ekspertët: Ndërtesa në Florida me dëme të mëdha strukturore
26 Qershor 2021, 15:19Nga DOSJA
FLORIDA- Në një artikull të publikuar të shtunën në gazetën “New York Times” thuhej se sipas një raporti tre vjeçar hartuar nga një inxhinier ndërtimi, objekti 12-katësh i shembur në Florida, kishte “dëmtime të mëdha strukturore” në pllakën e betonit poshtë strukturës së pishinës.
Për më tepër, sipas gazetës, inxhinieri kishte vënë re dëmtime të “mëdha” në mure, trarë dhe kolonat e garazhit të makinave.
Sipas “New York Times”, ky raport ishte dhe baza për “një projekt riparimi prej miliona dollarësh që ishte vendosur të fillonte së shpejti”. Gazeta tha se zyrtarët lokalë e publikuan raportin të premten vonë në mbrëmje.
Në raportin e vitit 2018 nuk jepej ndonjë provë se ndërtesa ishte gati të rrëzohej, por thuhej se “pjesa më e madhe e betonit të dëmtuar duhet të riparohet në kohën e duhur”.
Gazeta “Washington Post”, duke cituar një studim të kryer vitin e kaluar, raportoi se kompleksi me 130 apartamente ishte ndërtuar në zonën e plazhit të Majamit , e cila vazhdon të zhytet gradualisht që nga vitet 1990.
Nuk është e qartë nëse këta kanë qenë faktorë që kontribuan në shembjen e një pjese të ndërtesës. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende operacionin në një përpjekje për të gjetur të mbijetuar. Katër persona janë konfirmuar të vdekur dhe nuk dihet ende fati i 159 të tjerëve.
(f.i/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL– Bashkimi Evropian vazhdon të jetë garanti më i mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për më shumë se 70 vjet ai na k...
BRITANI– Luani i detit hapi portën dhe ndërpreu intervistën e një peshkatari në lidhje me murtajën e luanëve të detit.Në videon e publikuar nga BBC, banor...
Mali i Zi ende nuk ka gjetur një zgjidhje për zbutjen e kredisë kineze, për pjesën e parë të autostradës port i Tivarit- Serbi, që i kushtoi 1 miliard dollarë.N...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se 11 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 6...
GREQI– Në pritje të lëshimit të vendimit të gjykatës për kujdestarinë e Lidias së vogël të hënën, avokati i familjes së Carolinës së vrarë, Thanasis Harma...
GREQI– Grupi prej 15 personash francezo-algjerianësh, disa prej tyre që punonin në një restorant italian në ishull, rrahën brutalisht dhe e lanë të mbulua...
ITALI– Skuadra Lëvizëse e Selisë së Policisë së Vercellit në Itali arrestoi dy persona, në përputhje me urdhrat e ekzekutimit për burgim të lëshuar nga Pr...