Bota

Paralajmëroi se do të vërë veton kundër integrimit të Shqipërisë, Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi

26 Maj 2019, 19:40 Nga DOSJA
Paralajmëroi se do të vërë veton kundër integrimit

GREQI- Pas përfundimit të votimeve në Greqi për Parlamentin Europian, sipas exit Poll-eve, partia fituese është Demokracia e Re, lideri i së cilës ka paralajmëruar Shqipërinë se do të vërë veton kundër integrimit në BE.

Exit Poll-et flasin se Demokracia e Re ka marrë nga 32 deri 36% të votave, SYRIZA 25-29%, Lëvizja për Ndryshim (PASOK) 7-9%, Agimi i Artë 5-7%, po aq sa edhe partia komuniste.

Ndërsa vlerësimi i parë për rezultatin e zgjedhjve do të bëhet rreth mesnatës, në Greqi Demokracia e Re konsiderohet fituese e zgjedhjve, përballë kryeministrit aktula Aleksis Tspiras.

Kujtojmë se ditët e fundit, kryeministri Tsipras u bëri thirrje qytetarëve që në këto zgjedhje t’i japin votëbesim qeverisë së tij. “Nëse nuk marr votëbesimin që kërkova, atëherë çdo gjë është e hapur”, deklaroi kryeministri duke lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fiton demokracia e artë zgjedhjet europiane zgjedhjet në greqi fiton demokracia e artë zgjedhjet europiane zgjedhjet në greqi

Sondazh

Poll