Aktualitet

Manastirliu jep lajmin: Hapet vaksinimi për personat mbi 18 vjeç, dy ditët e para të procesit 29-30 qershor!

26 Qershor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin: Hapet vaksinimi për personat mbi 18 vjeç, dy

TIRANË- Më 29 dhe 30 qershor, të gjithë të rinjtë mbi 18 vjeç janë të lirë të vaksinohen, në qendrat e vaksinimit masiv. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë edhe pamjet nga nisja përgatitjeve për këtë proces në qytetin e Vlorës.


POSTIMI I PLOTË:

Vlorë – Qendrat e Vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç në datat 29-30 qershor, në dy ditët e hapura të vaksinimit masiv.
#ShqipëriaBuzëqesh.

Shqipëria është një ndër ‘top’ vendet në Evropë për vaksinimin e popullsisë. Vaksinimi masiv në Shqipëri është bërë me vaksinën kineze Sinovac, ndërsa sasi të Pfizer, Sputnik dhe AstraZeneca janë përdorur për kategori të ndryshme të popullsisë. Deri më tani, numri i të vaksinuarve është 922,886 dhe objektivi i shpallur nga qeveria është 1 milion të vaksinuar.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu vaksinimi masiv vaksinimi mbi 18 vjec ogerta manastirliu vaksinimi masiv vaksinimi mbi 18 vjec

Sondazh

Poll