Aktualitet

Shkaktoi aksidentin tragjik me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes Gushi, E SHKUARA e Igli Madanit, ishte proceduar më parë p

25 Qershor 2021, 20:24 Nga DOSJA
Shkaktoi aksidentin tragjik me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes

TIRANË– Igli Madani ishte shoferi i “Audi-t” që shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, mes tyre edhe dy vajzat 9 dhe 14 vjeçe duket se është i njohur për Policinë e Shtetit.

Mësohet se 22-vjeçari ai ka marrë 8 gjoba, ku 4 prej tyre kanë qenë për parakalim të gabuar. Por nuk mbaron këtu! Ai ka 2 gjoba për mbajtjen e xhamave të zinj, 1 për tejkalim shpejtësie dhe një tjetër për aksident me plagosje. Po ashtu Madani është hetuar edhe për kanabis dhe përleshje fizike.

Për ngjarjen e sotme, i riu rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg, masë e parashtruar në Kodin Rrugor të Shqipërisë.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet,”-shkruhet në Kod.

LAJMI KRYESOR: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, me ta edhe dy vajzat e mitura, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-EMRAT)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore-levan igli madani aksident ne vlore-levan igli madani

Sondazh

Poll