Bota

Dënohet me 22 vjet e 6 muaj burgim vrasësi i George Floyd, flet para vendimit: Ngushëllime familjes!

25 Qershor 2021, 20:44 Nga DOSJA
Dënohet me 22 vjet e 6 muaj burgim vrasësi i George Floyd, flet para

SHBA– Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u dënua me 22 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në maj të vitit të kaluar. Vendimi për të u apelua, pasi Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohet me 30 vjet burgim. Megjithatë sërish togat e zeza lanë në fuqi të njëjtin vendim. 

Para shpalljes së dënimit, ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin ofroi “ngushëllimet” e tij familjes së George Floyd.

“Për shkak të disa çështjeve ligjore shtesë në fjalë, unë nuk jam në gjendje të jap një deklaratë të plotë. Megjithatë shumë shkurt, unë dua t’i ofroj ngushëllimet e mia familjes Floyd. Do të ketë disa informacione të tjera në të ardhmen që do të ishin me interes – dhe shpresoj se gjërat do t’ju japin pak qetësi – faleminderit,”-tha ai.

Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen e 46-vjeçarit afrikano-amerikan, në maj të vitit 2020. Vdekja e tij nxiti protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë edhe injorimin e rregullave të pandemisë së koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota derek chauvin derek chauvin

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 18:34

Biden takohet sot me udhëheqësit afganë

Takimi i parë ballë për ballë midis udhëheqësve të dy vendeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga A...