Bota

‘Nuk ishte krim pasioni’/ Flet avokati i njohur grek për tragjedinë ne Glyka Nera: Mund të dënohet 15 vite për vrasjen

25 Qershor 2021, 18:45 Nga DOSJA
‘Nuk ishte krim pasioni’/ Flet avokati i njohur grek për

GREQI- Avokati i njohur grek Alexander Lykourezos ka thënë se piloti, i cili vrau gruan e tij 20-vjeçare disa javë më parë mund të dënohet me 15 vite burg për Karolinën dhe 5 vite për qenin.

Sipas mediave, ai ka folur për krimin në Gylka Nera dhe ka lënë të kuptohet se autori i krimit ka patur një arsye të fortë që e ka çuar në vrasjen e Karolinës. Avokati u pyet  se a mendon që ngajrja në Glyka Nera ishte krim pasioni, por ai u tregua kategorik duke thënë se krimi është kryer në gjakftohtësi mbresëlënëse dhe këtë gjë e ka justifikuar me faktin se autori krijoi të gjithë skenën e krimit.  

“Ai nuk mund të vendosë të marrë jetën e gruas së tij pa ndonjë arsye. Krimet e pasionit janë ato që shpesh çojnë në atë që ne e quajmë ‘vlimi i shpirtit’. Kjo kthehet plotësisht nga ajo që bëri më pas. E gjithë kjo performancë dhe vrasja e qenit e prishin këtë fakt. Skena që ai ngriti me metodë dhe gjakftohtësi mbresëlënëse përmbys krimin e pasionit, nuk ka pasion. Dënimi që pritet t’i shqiptohet atij është deri në 15 vjet për vrasjen e gruas dhe nga 5 deri në 10 vjet për vrasjen e qenit”

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos glyka nera lykourezos babis anagnostopoulos glyka nera lykourezos

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 18:34

Biden takohet sot me udhëheqësit afganë

Takimi i parë ballë për ballë midis udhëheqësve të dy vendeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga A...