Bota

Italia merr vendimin e prerë: Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë që s’pranojnë të vaksinohen do të pezullohen me

25 Qershor 2021, 20:02 Nga DOSJA
Italia merr vendimin e prerë: Mjekët dhe punonjësit

ITALI- Shteti italian ka bërë më dije se të gjithë mjekët dhe punonjësit shëndetësorë të cilët nuk janë vaksinuar do të pezullohen më ligj nga vendi i punës.

“Ne kemi dhënë indikacione për të gjitha urdhrat territoriale që, në prani të një vlerësimi nga ASL të punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar dhe mjekëve, të lënë profesionin e mjekut dhe veprimtarinë e tyre derisa të kenë kryer vaksinimin anti-Covid”, u shpreh presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë, Filippo Anelli.

Të dhënat nga Instituti i Lartë i Shëndetit, deri në 9 qershor, janë siguruar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë, sipas së cilës “është e nevojshme një ndërhyrje globale e vaksinimit, në të gjitha moshat dhe në të gjitha vendet e botës”. 

Italia është vendi i goditur më së shumti nga Covid-19, ku vetëm dje kanë humbur jetën 21 personadhe  janë regjistruar 495 raste të reja të Covid-19, më pak krahasuar me një ditë më parë kur u numëruan 881. Rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve janë Siçilia (85), Lombardia (83), Emilia-Romagna (81) dhe Lazio (71).

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota itali vaksinimi i mjekeve itali vaksinimi i mjekeve

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 18:34

Biden takohet sot me udhëheqësit afganë

Takimi i parë ballë për ballë midis udhëheqësve të dy vendeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga A...