Bota

“Ra pre e mashtrimit”/ Përkthyesja e Pentagonit burgoset me 23 vite për zbulimin e informatorëve të sulmit ndaj gjeneral

25 Qershor 2021, 19:18 Nga DOSJA
“Ra pre e mashtrimit”/ Përkthyesja e Pentagonit burgoset me 23

SHBA-Përkthyesja e Penatgonit, Mariam Thompson është dënuar para dy ditësh me 23 vjet burg për kalimin e emrave të informatorëve të SHBA në Irak, tek një burrë me lidhje me organizatën e fuqishme libaneze Hezbollah.

Sipas mediave, 62 vjecarja Mariam Thompson, ka pranuar kalimin e informacioneve të klasifikuara te një qytetar libanez, por ka thënë se ka rënë pre e kësaj gjëje dhe se dikush kishte përfituar nga ajo.

Përkthyesja tha se u dashurua me një person i cili i kishte thënë se ishte anëtar i grupit mysliman libanez, Hezbollah. Në atë kohë Thompson punonte për shëbimet sekrete me forcat amerikane në Erbil, kryeqyteti i rajonit kurd të Irakut, në dhjetor 2019 dhe kishte akses sigurie të nivelit të lartë.

“Unë e pranoj plotësisht përgjegjësinë për veprimet e mia. Unë nuk jam krenare për atë që kam bërë dhe jam e mbushur me trishtim dhe keqardhje për atë që ndodhi. Unë kisha nevojë për dashuri dhe kur gjeta këtë person, ai më premtoi një jetë të mirë me shumë dashuri. Ai më bëri të ëndërroj për të ardhmen e qeshur, por unë nuk e dija që të gjitha ishin gënjeshtra dhe se ai thjesht po përfitonte nga unë për të arritur qëllimet e tij. Kur zbulova gënjeshtrat e tij, u ndala, por ishte tepër vonë”– tha ajo.

Pas ngjarjes së bujshme të 3 janarit 2020, ku u vra Gjeneral Qassem Soleimani, si dhe Abu Mahdi al-Muhandis, kontakti i Thompson i kërkoi asaj informacion mbi personat që kishin ndihmuar SHBA të realizonte sulmet. Gruaja kaloi të dhënat për informatorët e SHBA, mes të cilëve dhe emrat e vërtetë të tetë kontakteve sekrete, si dhe të dhëna mbi taktikat dhe objektivat e SHBA në rajon.

Ajo kaloi të dhënat për informatorët e SHBA, mes të cilëve dhe emrat e vërtetë të tetë kontakteve sekrete, si dhe të dhëna mbi taktikat dhe objektivat e SHBA në rajon.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mariam thompson përkthyesja e penatgonit shba mariam thompson përkthyesja e penatgonit shba

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 18:34

Biden takohet sot me udhëheqësit afganë

Takimi i parë ballë për ballë midis udhëheqësve të dy vendeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga A...