Bota

Mbrojtja e Kadri Veselit bën sërish kërkesë për gjykim në gjendje të lirë të ish-Kreut të UÇK-së.

25 Qershor 2021, 11:13 Nga DOSJA
Mbrojtja e Kadri Veselit bën sërish kërkesë për gjykim

HAGË- Mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar sërish nga Gjykatësi i procedurës paraprake lirimin e ish-kreut të UÇK-së me ose pa kushte. Avokati i Veselit, Ben Emmerson në dokumentin argumentues që i ka dërguar Gjykatësit ka shtuar intervistën e sekretarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku që sipas mbrojtjes s’është relevante për të mbajtur në paraburgim Veselin. Gjithashtu Emmerson ka listuar dy kushte, për të cilat Veseli duhet të mbrohet në liri.

“Në rastin e kaluar, kur Avokati i Mbrojtjes i shkroi Drejtorit të Policisë së Kosovës (“Drejtorit”), ai nuk propozoi listë të hollësishme të kushteve. Dërgesa elektronike e 31 majit 2021, të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar e vlerëson si përsëritje të një “vullneti të përgjithshëm për zbatimin e urdhrave juridikë”, 12 ishte shkruar përmes një mënyre të një përgjigje specifike ndaj një letre nga Avokati, e datës 26 maj 2021, në të cilën ai i shpalosi kushtet e hartuara pas vëzhgimeve të bëra nga Dhoma e Apelit. 13 Në këtë mënyrë, përgjigjja pohuese e Drejtorit ndaj një liste të kushteve të propozuara, që drejtpërdrejt e adreson justifikimin e vetëm të vërtetë për ndalimin e vazhduar të tij (më saktësisht, rreziku i komunikimeve të fshehta me përkrahësit) është goxha qartazi ndryshim i rrethanave. Gjykatësi i Procedurës Paraprake do të sjellë ndër mend se nuk ka vetëm supozim të pafajësisë, por supozim të lirisë. Këto dy supozime duhet të hidhen poshtë me qëllim që të justifikohet ndalimi i vazhduar. Nëse shkurtësia e përgjigjes së Drejtorit kërkon elaborim të mëtejmë, Mbrojtja do të paraqesë me respekt që përgjegjësia tani bie te Gjykatësi i Procedurës Paraprake për të kërkuar çfarëdo qartësimi të nevojshëm sipas procedurës në Rregullën 198. Nëse është e nevojshme, Drejtorit duhet t’i kërkohet që të komentojë, qoftë me pohim apo negativisht, rreth zbatueshmërisë së secilës prej kushteve të propozuara”, thuhet në kundërpërgjigje”, thuhet në kundërpërgjigje.

Sipas mbrojtjes, Veseli duhet të lirohet përkohësisht nga paraburgimi.  

Gjyqtarit të procedurës paraprake i kërkohet me respekt të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Veseli me ose pa kushtet e propozuara”, thuhet në kundërpërgjigje.

Disa ditë më parë Prokurori Special në Hagë, Jack Smith ka thënë se Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për krime lufte, por edhe pas kësaj ai ka kërkuar që t’i vazhdohet paraburgimi.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ben emmerson faton klinaku kadri veselit kosova ne hage ben emmerson faton klinaku kadri veselit kosova ne hage

Sondazh

Poll