Bota

‘Dorëzohet’ Bjellorusia, liron nga burgu gazetarin kritik të qeverisë, Roman Protasevich

25 Qershor 2021, 09:09 Nga DOSJA
‘Dorëzohet’ Bjellorusia, liron nga burgu gazetarin kritik

BJELLORUSI– Gazetari bjellorus, Roman Protasevich i cili u arrestua në avionin Ryanair i detyruar të ulej në Minsk është transferuar në arrest shtëpiak, sipas deklaratve të babait të tij.

Sipas BBC, e dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega, u arrestua bashkë me të dhe gjithashtu është zhvendosur në arrest shtëpiak, thanë prindërit e saj.

Që nga kapja e tyre, në një fluturim nga Athina në Vilnius, Protasevich dhe Sapega kanë folur publikisht në televizionin Bjellorus, duke rrëfyer aktivitetin kriminal në regjistrimet që dukeshin se ishin bërë me detyrim.

BE-ja i’u përgjigj incidentit të avionit me sanksione ndaj Bjellorusisë. Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u detyrua të ulej në Minsk për një kërcënim të supozuar të bombës.

Avokati nuk thotë asgjë, autoritetet nuk thonë asgjë. Nëse forma e paraburgimit ka ndryshuar është një përmirësim i kushteve të tyre të jetesës. Përndryshe ne nuk e dimë se çfarë do të vijë më pas.”– tha babai i Protasevich.

Gazetari përballet me akuza që përfshijnë organizimin e trazirave masive dhe për të cilat ai mund të dënohet me deri në 15 vjet burg, ndërsa Sapega akuzohet gjithashtu për shkaktimin e trazirave. Që të dy ishin mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i tyre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich sofia sapega arrestohet roman protasevich sofia sapega

Sondazh

Poll