Bota

Skandal në qeverinë angleze, Ministri i Shëndetësisë kapet mat duke puthur ndihmësen, Hancock: Jam shumë i penduar. Johns

25 Qershor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Skandal në qeverinë angleze, Ministri i Shëndetësisë

ANGLI- Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Matt Hancock është zbuluar në një lidhje të fshehtë me ndihmësen e tij Gina Coladangelo. The Sun ka publikuar një foto të Hancock duke u puthur me 43-vjeçaren Coladangelo.

Sekretari e kishte mashtruar gruan e tij prej 15 vitesh me ndihmësen të cilën e mori në punë vitin e kaluar. Në momentin para se ta puthte ndihmësen e tij, u sigurua që të shihte korridorin nëse kishte njeri apo jo, por harroi se vendi ishte i pajisur me kamera.

 “Ata janë përpjekur ta mbajnë atë të fshehtë, por të gjithë e dinë se çfarë ndodh brenda një ndërtese të tillë”, tha një burim për The Sun.

Ndërkohë që pas kësaj fotoje që ka shpërthyer në rrjetet sociale, puna e Hancock është në rrezik. Hancock në një deklaratë është shprehur i penduar për këtë veprim që ka bërë dhe ka thënë se do të vazhdojë punën e tij në luftën me pandeminë si dhe ka kërkuar privatësi për këtë çështje.

Pas deklaratës së Hancock, ka folur edhe zyra e kryeministrit Boris Johnson. Në një deklaratë, zyra e kryeministrit ka thënë se ka pranuar faljen e Hancock, duke shtuar se kjo çështje është mbyllur. 

(I.A;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gina coladangelo martha hoyer millar matt hancock gina coladangelo martha hoyer millar matt hancock

Sondazh

Poll