Aktualitet

Tragjedi në Vlorë, shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, një prej tyre e mitur (TË DHËNAT)

25 Qershor 2021, 07:31 Nga DOSJA
Tragjedi në Vlorë, shuhet familja me 4 anëtarë në

VLORË- Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku 4 persona kanë humbur jetën. Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa”, në autostradën Fier-Vlorë. Ka qenë një makinë tip ‘Audi’ e cila ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, dyshohet se ka goditur nga pas një makinë tip ‘Toyota’, dhe për pasojë të dyja kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Në mjetin tip “Toyota” humbën jetën 4 persona, mes tyre një vajzë e vogël e mitur. Ndërsa në automjetin tip “Audi” janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, mes tyre 2 fëmijët, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-DETAJET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier-vlore tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident ne fier-vlore tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 06:18

Lëkundje tërmeti ndihen në Durrës

DURRËS- Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës përgjatë natës. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 03:20 pas mesnate me magnitudë 3.1 të shkallës Rih...