Bota

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi: Ju mbështesim!

24 Qershor 2021, 21:12 Nga DOSJA
Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi:

BRITANI E MADHE- Nënsekretarja parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Uendy Morton, ka dalë me qëndrim zyrtar pas takimit që zhvilloi me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Morton shkruan që ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me Të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne ramë dakord që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni,”-shkruan Morton në Twitter. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu serbi-kosove miroslav laçjak  uendy morton dialogu serbi-kosove miroslav laçjak  uendy morton

Sondazh

Poll