Bota

Shembja e pallatit 12-katësh në SHBA/ Në mesin e të humburve janë 4 persona nga Venezuela dhe 8 nga Argjentina

24 Qershor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Shembja e pallatit 12-katësh në SHBA/ Në mesin e të humburve

SHBAEkipet e shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e personave të tjerë  nën rënojat e pallatit 12 katësh që u shemb ditën e sotme në Miami të SHBA-së ndërsa autoritetet kanë bërë të ditura detaje të reja rreth personave që ndodhen nën rrënoja.

Sipas mediave, është bërë e ditur se në mesin e 99 personave të shpallur të humbur, janë dhe 4 qytetarë nga Venezuela e 8 të tjerë nga Argjentina dhe për këtë arsye, autoritetet amerikane ka njoftuar konsullatat e këtyre dy vendeve mbi këtë zhvillim.

Pallati, u shemb në orët e para të ditës së sotme, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Deri më tani, për fat të keq, 1 person është shpallur i vdekur, ndërsa 99 të tjerë janë duke u kërkuar nën gërmadha.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota miami shba shembet pallati 12 katesh ne shba miami shba shembet pallati 12 katesh ne shba

Sondazh

Poll