Bota

Informatori i Wikileaks bën PARALAJMËRIMIN: Pas vdekjes së John McAfee, radhën e ka Julian Assange

24 Qershor 2021, 20:04 Nga DOSJA

SHBA- Edward Snowden, ish-analisti i CIA-s, i cili tashmë është kthyer në informatorin kryesor të rrjetit Wikileaks, ka paralajmëruar sot se Julian Assange mund të jetë tjetri në radhë pasi John McAfee. Paralajmërimi i tij u bë disa javë pasi McAfee u gjet i varur në qelinë e tij në burg. 

Snowden, i cilil jeton tashmë në Rusi, la në një koment në Twitter, ku shkruante: Evropa nuk duhet të ekstradojë ata që akuzohen për krime jo të dhunshme, drejt një sistemi gjyqësor të padrejtë e mizor. Të akuzuarit zgjedhin më mirë të vdesin sesa të jenë objekt i këtij sistemi. Julian Assange është tjetri në radhë.

Shpikësi i programeve kompjuterike antivirus McAfee vdiq në një burg në periferi të Barcelonës disa orë pasi gjykata aprovoi ekstradimin e tij drejt SHBA, pasi i ndjeri akuzohej për akuza mashtrimesh kompjuterike dhe evazion fiskal. 75-vjecari ishte lutur të mos dërgohej në SHBA.

Po ashtu edhe 49-vjeçari Assange kërkohet që të ekstradohet që prej janarit pasi mbi të rëndojnë 18 akuza, mes të cilave komplot për hakerim kompjuterësh, marrje dhe shpërndarje të informacioneve të sigurisë kombëtare. Padia ndaj tij u ngrit pasi rrjeti  ËikiLeaks nxorri qindra mijëra dokumente në vitet 2010 e 2011 në lidhje me misionet ushtrake në Afganistan e Irak.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota edward snowden vdes john mcafee edward snowden vdes john mcafee

Sondazh

Poll