Aktualitet

Si u “thur” plani për vrasjen e vëllezërve HAXHIA! Besian Xhixha ‘qep gojën’, mohon njohjen me vrasësit: Kush ësht

24 Qershor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Si u “thur” plani për vrasjen e vëllezërve HAXHIA!

TIRANË– Ka kaluar më shumë se një vit por ende dosja e vrasjes së dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia nuk është mbyllur. Pak javë më parë, Policia prangosi dy persona të tjerë të akuzuar se kishin dijeni lidhur me ngjarjen, Besian Xhixhën dhe Enver Divën, por deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka “hapur gojën”.

Burime për Klodiana Lalën, Besmir Xhixha, i cili tashmë ndodhet para hekurave bashkë me mikun e tij Enver Diva, me akuzën se krijoi kushte për vrasjen tha se nuk kishte pasur kurrë njohje me Nuredin Dumanin. Madje shtoi se as emrin nuk ia kishte dëgjuar kurrë më parë. 

“Nuredin Dumanin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë emrin e tij dhe nuk ka sesi të kem kontakte telefonike me të”, është shprehur Xhixha. Po ashtuka mohuar të ketë njohje dhe me Talo Celën, apo të penduarin e drejtësisë Klevis Alla, por pranoi njohjen me Enver Divën. Por pretendimet e tij nuk konfirmohen pasi tabulatet telefonike ‘nuk falin’ dhe kanë nxjerrë biseda mes tij dhe të shumëkërkuarit Dumani. Po ashtu, Xhixha rezulton se njeh mjaft mirë edhe të penduarin e drejtësisë Allën, pasi nga analiza e tabulateve telefonike rezulton se ata njihen dhe kanë patur 4 komunikime me njëri tjetrin nga datat 16, 18, 19 dhe 27 prill 2020.

Referuar bisedës së datës 19 prill, Nuredini telefonohet nga Besian Xhixha, dhe kjo është data kur Enver Diva ka rezultuar me COVID-19. Mendohet se gjatë kësaj bisedë, Xhixha e ka njoftuar Dumanin rreth pamundësisë se Enverit për të kryer vrasjen e porositur me pagesë të Besmir Haxhisë.

Për vrasjen e dy vëllezërve, deri më tani janë prangosur 4 persona, ndërsa në kërkim ende janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Të dy, kanë mbi supe plot akuza për përfshirje në ngjarje kriminale. Gjithçka nisi kur pas grabitjes së Rinasit, Talo Çela dhe Nuredin Dumani kishin lënë një pjesë të parave në biznesin e vëllezërve Haxhia për t’ua ruajtur.

Kur kishin mbaruar punët e tyre, ishin kthyer për të marrë paratë. Por dy vëllezërit pretendonin se i kishin humbur gjatë një grabitjeje në banesën e tyre. Kështu u vulos edhe fati i tyre…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besian xhixha enver diva tirane vrasja e vellezerve haxhia besian xhixha enver diva tirane vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Poll