Bota

ALARM në Greqi për variantin DELTA! Autoritet shëndetësore në mbledhje të jashtëzakonshme, mutacioni po përhapet me shpe

24 Qershor 2021, 13:58 Nga DOSJA
ALARM në Greqi për variantin DELTA! Autoritet shëndetësore

GREQIVarianti DELTA ka shkaktuar alarm në Greqi pasi kohët e fundit po përhapet me shpejtësi shumë të madhe, ndaj dhe për ta parandaluar autoritetet shëndetësore do të organizojnë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mediat greke raportojnë se ka 1 orë që ka filluar mbledhja me ekspertët më të mirë shëndetësorë, ku presidenti i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), Panagitiotis Arkoumaneas deklaroi se rastet e mutacionit Delta deri tani janë shfaqur në Athinë, Kretë dhe Korinth. Deri tani janë konfirmuar 20 raste me këtë mutacion në ishullin e Kretës.

Arkoumaneas theksoi se deri në fund të Gushtit mutacioni i tipit Delta do të jetë përhapur më shumë në Greqi ndërsa alarmi “bie” për ata që nuk janë vaksinuar ende. Ai tha se ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga ky variant.

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, ku mendohet se ka kontribuar në numrin jashtëzakonisht të lartë të rasteve gjatë valës së dytë të vendit të COVID-19. Që nga 14 qershori u përhap në 74 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i OBSH-së për Evropën ka paralajmëruar se Delta është “gati të zërë vend në rajon”, pasi shumë vende përgatiten të lehtësojnë kufizimet dhe të lejojnë më shumë tubime shoqërore dhe të udhëtojnë përtej kufijve. Që nga 14 qershori, varianti Delta përbënte 10% të rasteve në SH.B.A.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi varianti delta greqi varianti delta

Sondazh

Poll