Bota

I mbuluar në gjak, publikohet momenti kur u vu në pranga i riu që vrau me thikë një person në kafene në Gjilan

24 Qershor 2021, 13:31 Nga DOSJA
I mbuluar në gjak, publikohet momenti kur u vu në pranga i riu që

KOSOVË– Një person ka mbetur i vdekur sot në Gjilan, meqenëse s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve nga therja me thikë.

Kanë dalë pamjet e para nga vendngjarja ku sipas të dhënave paraprake pas një përplasje në një bar në Gjilan një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një thikë.

I dyshuari është arrestuar tashmë, derisa në media është publikuar edhe një video nga ky moment.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, ende nuk dihen motivet apo rrethanat e këtij rasti.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë dërguar deri në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Hashani./Express.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ismet hashani vrasje ne gjilan ismet hashani vrasje ne gjilan

Sondazh

Poll