Bota

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me koronavirus

24 Qershor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Dy të vdekur dhe 14 raste të

KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar rezultatet e 1.764  mostrave të testuara për virusin Covid-19 ku në 24 orët e fundit me koronavirus janë infektuar 14  persona, teksa janë shënuar dy  raste të vdekjes.

Në ndëkohë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë qytetarë.

Njoftimi i plotë:

24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës. Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid kosove covid kosove bilanci i covid kosove covid kosove

Sondazh

Poll