Bota

Trauma që pësuan ushtarët amerikanë pas sulmeve të vitit 2001, më shumë se 30,000 prej tyre kryen vetëvrasje

24 Qershor 2021, 06:53 Nga DOSJA
Trauma që pësuan ushtarët amerikanë pas sulmeve të

SHBA–  Më shumë se 30,000 ushtarë kryen vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Sipas një studimi nga Thomas Howard Suitt të publikuar nga mediat e huaja, është zbuluar se lufta globale e SHBA-së kundër terrorizmit, e përhapur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ka çuar në 30.177 vetëvrasje të trupave amerikane gjatë kohës që ata kanë qenë në shërbim ose pasi e kanë kryer shërbimin.

Pas sulmeve të 11 shtatorit ShBA-ja filloi të ndjekë një politikë të jashtme më agresive dhe 11 Shtatori përgatiti terrenin e pushtimit të Irakut dhe Afganistanit.

Thomas Hoëard Suitt thotë se që nga ajo kohë e deri më në ushtrinë amerikanë ka pasur vetëm 7.057 vdekje gjatë luftimeve, gjë që tregon se numri i vdekjeve të tilla ka rënë ndjeshëm, por ajo që dallon vitet e fundit është rritja e numrit të ushtarëve që bëjnë vetëvrasje.

Sipas studimit, nivelet e larta të vetëvrasjeve janë shkaktuar nga faktorë të shumtë, si trajnimi intensiv ushtarak, stresi, trauma etj.

Pjesërisht, ato janë për shkak të rreziqeve të përbashkëta për të përballuar çdo luftë, ekspozimi i lartë ndaj traumës, stresit, stërvitjeve dhe trajnimeve intensive ushtarake, qasjes së vazhdueshme në armë dhe vështirësisë së ri-integrimit në jetën civile“,- thekson studimi.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota thomas howard suitt ushtaret amerikane te vetevrare thomas howard suitt ushtaret amerikane te vetevrare

Sondazh

Poll