Aktualitet

Keni vapë? I nxehti afrikan ka ‘pushtuar’ vendin, ja disa mënyra si të qëndroni të freskët. E thonë EKSPERTËT

23 Qershor 2021, 19:13 Nga DOSJA
Keni vapë? I nxehti afrikan ka ‘pushtuar’ vendin, ja disa

SHQIPËRI- Temperaturat e larta rekord kanë pushtuar gjithë vendin duke bërë që termometri të kapë nivele të “frikshme”. Por problemi kryesor është se si të qëndrojmë freskët kur është shumë nxehtë. Vera është përpara dhe specialistët kanë disa mënyra, të cilat do të na ndihmojnë të përballojmë temperatuart e larta. Nga ushqimet deri te veshja, ja si duhet të veprojmë:

JA DISA KËSHILLA: 

1.Ndryshoni kohën e ushtrimeve në natyrë, në mëngjes ose mbrëmje.

2.Vishni rroba të lira, mundësisht me një ngjyrë të çelët. Veshjet prej pambuku do t’ju mbajnë më të freskët se shumë sintetiket.

3.Mbushni një shishe me ujë dhe mbajeni në frigorifer për një spërkatje të shpejtë freskuese në fytyrën tuaj kur të dilni jashtë.

4.Provoni të ruani kremra ose tonerë kozmetikë në frigorifer për t’i përdorur në këmbët e  nxehta dhe të lodhura.

5.Bëni banjë ose dushe të shpeshta me ujë të freskët ose të vakët.

6. Luftoni dehidratimin duke pirë shumë ujë së bashku me pije freskuse.

7. Në vend të ushqimeve të nxehta, provoni ushqimet më të lehta të verës, duke përfshirë vakte të shpeshta të vogla ose meze të lehta që përmbajnë fruta të ftohta ose produkte qumështi me pak yndyrë.

8. Nëse nuk keni kondicioner, mundohuni të kaloni të paktën një pjesë të ditës në një qendër tregtare, bibliotekë publike, ose hapësirë ​​tjetër publike që është e freskët.

Nëse nxehtësia është e patolerueshme ajo çfarë këshillohet është të qëndrojmë brenda kur mundemi dhe të shmangim aktivitetet në rrezet e diellit ose në sipërfaqet e nxehta të asfaltit.

(f.i/doja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet i nxehti afrikan menyra kujdesi gjate te nxehtit i nxehti afrikan menyra kujdesi gjate te nxehtit

Sondazh

Poll