Aktualitet

Shqiptari jepte urdhëra nga burgu! Goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës dhe ekstazës në Greqi, 9 të arrestuar, ç

23 Qershor 2021, 18:53 Nga DOSJA
Shqiptari jepte urdhëra nga burgu! Goditet grupi kriminal i trafikut

GREQI– Një bandë të trafikut të drogës është goditur në Greqi, duke vënë në pranga 9 persona.

Sipas mediave greke i përfshirë në këtë aktivitet kriminal ka qenë edhe një shqiptar, i cili edhe pse i dënuar jepte urdhra nga burgu. Grupi kriminal u zbulua pasi autoritetet greke ndoqën rrjedhën e parave përmes llogarive të dyshimta bankare.

Personat e përfshirë në këtë aktivitet prodhonin dhe trafikonin sasi të mëdha pilulash ekstazë, kokainë dhe kanabis, ndërsa paratë e përfituara i pastronin me anë të kompanive të ndryshme.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti zhvillohej në tre ambiente të marra me qira në zonën e Atikës. Brenda apartamenteve ishin instaluar pajisje speciale për kultivimin e lëndës narkotike, duke përdorur metodën e hidroponisë me sisteme ventilimi me filtra, ventilator, tuba ventilimi dhe llamba halogjenë.

Droga shpërndahej në Atikë dhe Kapathos nga anëtarët e organizatës, të cilët kishin edhe rolin e tregtarit lokal. Kjo e bënte edhe më të vështirë zbulimin e transaksioneve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne greqi kokaine ne greqi

Sondazh

Poll