Aktualitet

Biznesi i bashkëshortit dhe mangësitë profesionale i dhanë fund karrierës/ S’ka kthim pas për Alketa Nushin, shkarkohet

23 Qershor 2021, 18:16 Nga DOSJA
Biznesi i bashkëshortit dhe mangësitë profesionale i dhanë

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur lënien në fuqi të shkarkimit të drejtueses së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Alketa Nushi. Kjo e fundit u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 227 qershor, një vit më parë. Por trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi që të linte në fuqi shkarkimin e saj.

Në shkeljet e gjetura, nga faturat e paraqitura nga vetë subjekti për të provuar xhiron e biznesit të bashkëshortit, rezultoi se nuk ishin paguar për efekt të tatimeve 3,6 milionë lekë, ndërsa po ashtu u vunë rë edhe mangësi profesionale nga Nushi.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.49/2019, datë 09.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi, kundër vendimit nr. 172, datë 27.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 172, datë 27.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.06.2021.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alketa nushi alketa nushi ne vetting procesi i vettingut alketa nushi alketa nushi ne vetting procesi i vettingut

Sondazh

Poll