Bota

Tronditëse në Greqi! Prifti sulmon me acid 6 mitropolitë dhe rojën e manastirit, 2 kanë plagë në fytyrë (PAMJET E FRIKSH

23 Qershor 2021, 18:44 Nga DOSJA
Tronditëse në Greqi! Prifti sulmon me acid 6 mitropolitë dhe

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një prift ka sulmuar me acid gjashtë mitropolitë të tjerë dhe rojën e Manastiririt në Petraki.

Mediat greke raportojnë se në  momentin që ndodhi sulmi ishte duke u mbajtur një gjykim sinodal ndaj një prifti dhe ndërsa jepej verdikti, ai mori një shishe me acid dhe sulmoi të pranishmit.

Në manastir u krijua një situatë kaotike por agresori nuk mundi që të largohej. Siç duket nga fotot e mëposhtme, rrobat e priftërinjve janë të djegura nga acidi dhe të mbuluara me gjakun e tyre. Ata kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa dy prej tyre kanë plagë serioze në fytyrë.

Autori 37-vjeçari, ende i paidentifikuar, vu në pranga ndërsa të lënduarit janë duke marrë kujdes shëndetësor në spital. Sipas oficerëve të Policisë greke, prifti 37-vjeçar ishte i përfshirë më parë në trafik drogës, pasi në vitin 2018 u procedua penalisht nga Prokuroria.

Ai ishte kapur me 1.8 gram kokainë, për të cilën u shpreh se e kishte për konsum personal, lëndë narkotike që e kishte fshehur nën mantelin e priftit.

 (e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni acid greqi prifti prifti hedh acid acid greqi prifti prifti hedh acid

Sondazh

Poll